Bashkia e Gramshit së bashku me institucionet vendore të bashkisë ndërmorën sot aksionin e pastrimit nga mbetjet urbane të përrenjve që derdhen në shtratin e lumit Devoll.
Ky aksion u ndërmor, për t’i dhënë Gramshit një pamje dinjitoze si dhe për të ftuar turistë vendas e të huaj këtë sezon veror.
Bashkia e Gramshit ka informuar se falë bashkëpunimit dhe përgjegjshmërisë së treguar nga të gjitha institucionet vendore, u arrit të pastroheshin nga mbetjet urbane përrenjtë më problematikë që derdhen në shtatin e lumit Devoll.
Pastrimi i këtyre përrenjve, jo vetëm përmirëson cilësinë e ajrit dhe mjedisin përreth, por parandalon edhe ndotjen e lumit Devoll dhe liqenit të Banjës./atsh
Loading...