Policia e Himarës ka arrestuar një 48-vjeçare, pasi ka dëmtuar me sende të forta shtetasen L. Gj., e cila ndodhet në spital.
Sipas uniformave blu, dy gratë janë konfliktuar me njëra-tjetrën për motive të dobëta, ku sherri ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta.
“Policia ka arrestuar shtetasen I. Ll., 48 vjeçe, banuese në fshatin Nivicë, Himarë, pasi më datë 26.08.2020, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka dëmtuar me sende të forta shtetasen L.Gj., e cila ndodhet e shtruar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe një 49-vjeçar, pasi ka aksidentuar një të mitur, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. Xh., 49 vjeç, banues në Himarë, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin Toyota në aksin rrugorë Himarë-Potam, ka akidentuar një shtetase të mitur 7 vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, theksojnë uniformat blu.