‘Shantazh për tender’/ Spahiu: Video e Gjicit u filmua me urdhër të …

Juristi Kreshnik Spahiu zbuloi detaje nga videoskandali i ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Spahiu tha se filmimi dyshohet të jetë kryer për të shantazhuar kryebashkiakun Gjici në lidhje me vendimarrjen për një tender.
Sipas tij pagesa është bërë nga Gjici, për vajzën që ka kryer filmimin dhe për personin që e ka detyruar, por më pas informacioni ka rrjedhur dhe video është bërë publike.

“Nëse Alma Koçiu deklaron të vërtetën, çon në përgjegjësi penale veten e saj, pasi i bie që të ketë vepër penale për shantazh. Arsyet e filmimit kanë qenë për të ndërhyrë në një tender. Sipas të dhënave janë marrë paratë një javë më parë, janë marrë nga kjo vajzë dhe nga një person shumë VIP.

Më pas informacioni ka rrjedhur dhe video është publikuar dje. Nëse kjo e pranon se e ka filmuar, do të shkojnë tre persona në përgjegjësi penale, kjo vajza, Safeti dhe ai që e ka detyruar ta filmojë.

Kjo është teoria e konspiracioneve e informacioneve që vijnë nga burimet politike dhe mediatike, por që nuk do konfirmohen. Pasi çelësi që të të çojë tek e vërteta është vetëm një person, është kjo vajza.

Këtë vajzën nuk e detyron dot as me prokurori, as me SPAK, as me gjykatë, as me polici, as me parti, as me bashki pasi nëse thotë të vërtetën, i bie të mbajë përgjegjësi penale. Ajo nuk do tregoj se do shpëtoj veten dhe jo Safetin”, tha Spahiu.

Loading...