Nesër, Zrvena Zvezda do luajë përballë Liverpoolit në Angli, ndërsa pas dy javësh ndeshja e kthimit do zhvillohet në Beograd.
Pjesë e Liverpoolit është edhe Xherdan Shaqiri, sulmuesi shqiptar i cili është realist për atë që do e presë në ndeshjen e kthimit.
Megjithatë, ai është përpjekur gjithnjë që t’i zbusë notat e tensionit politik përpara ndeshjes.
Madje Shaqiri është pyetur nga “Liverpool Echo” nëse do të jetë apo jo i shqetësuar se do të jetë një shënjestër e tifozëve serbë.
Ai shprehet:
Jo, aspak. Është thjesht një ndeshje normale dhe unë do ta trajtoj atë si të tillë. Sigurisht që mund të ketë disa tifozë që do të më vërshëllejnë. Por, unë do ta trajtoj si të ishte një takim normal. Në fund është vetëm një ndeshje futbolli. Është një ndeshje e rëndësishme dhe ne duam të fitojmë. Sporti nuk është politikë”