SHBA blen 30 milionë doza të ilaçit kundër malaries, Trump: Në rast se funksionon, ne duam ta kemi

Megjithëse nuk ka asnjë kërkim shkencor që tregon efektivitetin e tij, Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë blerë pothuajse 30 milionë doza hidroksilklorinë për trajtimin e COVID-19.

Presidenti Trump vazhdon ta reklamojë ilaçin, megjithë paralajmërimet e ekspertit të tij të lartë shëndetësor se provat për ilaçin nuk janë të provuara.

Farmacitë në Afrikë po boshatisen nga pilulat kundër malarjes, ndërsa njerëzit po e blejnë ilaçin si mbrojtje kundër koronavirusit, pavarësisht se nuk ka të dhëna që tregojnë efektshmërinë e tij.

Vendet e dëshpëruara po zgjerojnë mundësinë e qasjes tek hidroksiklorina për të trajtuar COVID-19, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
“Kemi blerë një sasi masive prej 29 milionë dozash. Ato po vijnë nga të gjithë laboratorët, tani po e prodhojmë këtu, pasi në rast se funksionon, ne duam ta kemi”, tha presidenti.

Hidroksiklorokina, e njohur me emrin kikina, përdoret për të trajtuar malarien, lupusin dhe artritin. Megjithë përfitimet e paprovuara të ilaçit, që nga shkurti presidenti Trump po e trumbeton atë me zell të jashtëzakonshëm.
“Unë mund ta marr. Më duhet të marr lejem e mjekun tim për këtë por mund ta marr”, tha presidenti.

Anthony Fauci, eksperti kryesor shëndetësor i presidentit Trump në grupin e punës për koronavirusin, ka thënë vazhdimisht se ilaçi nuk është provuar shkencërisht se funksionon.

Axios raportoi se këshilltari i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë Peter Navarro është përplasur me Fauçin për ilaçin, të cilin administrata e miratoi për përdorim urgjent në mes të marsit, edhe pse nuk është bërë asnjë studim klinik për të provuar efektivitetin e tij për të trajtuar COVID19.

“Klorokina është provuar për shumë sëmundje virale, më shumë se 12 të tilla. Asnjëherë nuk është provuar të funksionojë në ato sëmundje virale për përfitime klinike. Kështu që kemi vetëm pak prova njerëzore se mund të funksionojnë. Studimet janë të vogla, dhe na duhen dëshpërimisht rezultate nga studimet klinike të rastit, për të parë nëse do të ketë efekt”, thotë David Sullivan në shkollën Bloomberg të Shëndetit Publik në universitetin Johns Hopkins.

Trump ka sugjeruar se vendet me shkallë të lartë të malaries kanë një numër të ulët të COVID-19, dhe se njerëzit me lupus nuk janë aq të prekur nga koronavirusi.
Ky është supozim, tha Anand Parekh, ish-zëvendësndihmës sekretar i shëndetësisë, tani me Qendrën e Politikave Dypartiake.

“Derisa të shohim të dhëna dhe prova, nuk duhet të nxitojmë në ndonjë përfundim. Arsyeja më e mundshme, për shembull, përse vendet në Afrikë nuk po raportojnë një numër të lartë të rasteve është thjesht sepse testimi ka munguar në ato vende”.

Spitalet në SH.B.A. u kanë dhënë hidroksiklorinë pacientëve me koronavirus, duke arsyetuar se është relativisht i sigurt dhe ka të ngjarë të mos shkaktojë dëme. Ilaçi nuk konsiderohet i sigurt për njerëzit me ritme jo të rregullta të zemrës.

Loading...