Koreja e Veriut zotëron të paktën 13 qendra sekrete të grumbullimit të raketave balistike me kapacitet bërthamor, sipas një studimi të publikuar sot nga ‘’Center for Strategic and International Studies’’ (CSIS), një ‘’think tank’’ qendra për Hulumtime Strategjike dhe Ndërkombëtare e Uashingtonit.
Faqja ”Beyond Paralle”, e krijuar nga CSIS-ja, e cila ka në fokus gadishullin korean, bazohet në burime të brendshme të shërbimeve sekrete të disa shteteve, të deklaratave të dezertorëve koreano-veriorë, të të dhënave të aksesueshme on line dhe pamjeve satelitore.
Nëse qendra vlerëson se ka përcaktuar me vërtetësi ekzistencën e këtyre 13 pikave, ajo mendon se mund të ekzistojnë deri në 20 të tilla./atsh