SHBA dënon provokimin e Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës

Reagon edhe SHBA për veprimin që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç bëri një ditë më parë. Eksperti amerikan, Alon Ben Meir, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë këtë provokim të Vuçiç.
Ai shton më tej se presidenti i SHBA-ve, Joe Biden duhet të dërgojë porosi të qartë tek Vuçiçi, se pavarësia e Kosovës s’do të jetë më kurrë objekt negocimi.

“SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiçit. Presidenti i SHBA-ve duhet të dërgojë mesazh të qartë tek Vuçiç se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi”, ka shkruar Alon Ben Meir.

Loading...