SHBA: Do të vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht Shqipërinë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim shprehet se Amerika do të vijojë që të mbështesë fuqimisht reformat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Shprehje e shkëlqyer e solidaritetit me Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht Shqipërinë, përpjekjet për reformat e nevojshme për t’u bashkuar me BE-në” tha Kim.

Yuri Kim ka postuar mesazhin e Presidentes së KE-së Ursula von der Leyen e cila theksoi se “Nuk ka dyshim, Ballkani Perëndimor i përket BE-së.

Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave”.

Loading...