Qendrat e para të votimit u hapën sot në bregun lindor amerikan për zgjedhjet legjislative dhe lokale, të quajtura ndryshe të mesmandatit, që shënojnë testin e parë në zgjedhje për presidencën e Donald Trump dhe pritet të jenë vendimtare për fundin e mandatit të tij.
Që nga ora 06:00 (11:00 GMT) zgjedhësit kanë nisur të votojnë në disa shtete të bregut lindor si Konektikat, Maine, Nju Hampshire, Nju Xhersi, Nju Jorku, Virxhinia si dhe në Kentucky, në qendër.
Nëse republikanët humbin shumicën në Kongresin amerikan, programi i Donald Trump do të hasë një pengesë të madhe.
Në lojë janë 435 vende në Dhomën e Përfaqësuesve si dhe një të tretën e Senatit (35 vende) si 36 poste guvernatorësh.
Amerikanët po i drejtohen për herë të parë qendrave të votimit që nga fitorja surprizë e Donald Trump në presidencialet e 2016.
ATSH Nga Vilma Xole