Autoritetet amerikane vendosën që të imponojnë masa drakoniane mbi shitjen e cigareve elektronike për të ruajtur rininë, që e konsumon shumë këtë produkt veçanërisht në versionin me aromë.
Agjencia Amerikane e Shëndetësisë (FDA) njoftoi sot se kishte propozuar të ndalonte shitjen e cigareve elektronike aromatike në internet.
Për pasojë ky produkt do të shitet vetëm në dyqane.
FDA-ja synon gjithashtu të ndalojë shitjen e cigareve me mente dhe të purove aromatike. /atsh
Loading...