SHBA lëshon akuzën ‘bombë’ ndaj Kinës

SHBA vazhdon akuzat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Kinës mbi origjinën e shpërndarjes së COVID-19.

Sulmi i fundit vjen nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Ka një sërë provash që tregojnë se koronavirus ka ardhur nga laboratori i virologjisë në Wuhan.

Kina ka bërë gjithçka mundej për ta mbajtur botën në errësirë”, tha Pompeo.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që bota ka qenë e ekspozuar ndaj viruseve si rezultat i “dështimit të një laboratori kinez”.

Ai shton se Kina ka një histori të infektimit të botës dhe se më parë ata kanë operuar në laboratorë ku nuk kishte standarde.

Shefi i Jashtëm i Uashingtonit nuk zgjodhi ta specifikonte nëse dalja e COVID-19 ishte diçka e bërë me qëllim apo jo.

Loading...