SHBA merr vendimin e papritur për vizat

Duke nisur nga data 1 prill, vizat e reja për në SHBA për shqiptarët do të jenë të vlefshme për 10 vite dhe jo vetëm 3 sa ka qenë.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA në Tiranë. Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndau lajmin e mirë dhe shumë të rëndësishëm, që do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara.

“Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midisi SHBA dhe Shqipërisë, kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm, që besoj do t’i sjellë amerikanët dhe shqiptarët akoma dhe më afër së bashku.

Çdo vit shumë shqiptarë po vizitojnë SHBA si gjithnjë e më shumë amerikanë po vizitojnë Shqipërinë. Tani do ta bëjmë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Amerikë, të shohin vendet tona dhe të ndërtojnë marrëdhënie biznesi.

“ Duke filluar nga data 1 prill, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi do të zgjatet nga tre në dhjetë vjet. Kjo do të thotë se nëse jeni qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi në 1 prill, ose më pas, viza juaj do të jetë e vlefshme për dhjetë vjet, jo vetëm tre sa ishte. Ju do të keni mundësi të shkoni dhe të vini në SHBA në bazë të ligjeve dhe rregullave përkatëse, pa pasur nevojë që të rinovoni vizën tuaj deri në 2032.

Vendimi i SHBA për të zgjatur vlefshmërinë e vizës në dhjetë vjet pasqyron faktin që shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjekin rregullat kur vizitojnë SHBA. Shpresoj që të gjejmë akoma dhe më shumë mënyra për të afruar shqiptarët dhe amerikanët sëbashku. Ne presim me kënaqësi që t’ju mirëpresim në SHBA dhe presim me kënaqësi dhe 100 vite të tjera miq. Faleminderit.” tha Yuri Kim.

Loading...