SHBA – Shtëpia e Bardhë i heq akreditimin një gazetari të CNN-it

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se do t’i heqë akreditimin një gazetari të CNN-it pas një përplasjeje me presidentin, Donald Trump gjatë një konference për shtyp.

“Sapo më refuzuan hyrjen në Shtëpinë e Bardhë”, konfirmon në Twitter Jim Acosta, reporter i CNN-it, që është shënjestruar vazhdimisht nga kritikat e Donald Trump në lidhje me çështjen e fake news.

Gjatë një konference për shtyp të organizuar pas zgjedhjeve të mesmandatit, Jim Acosta, që zhvilloi një debat të ashpër me presidentin republikan, i cili nuk i ktheu më përgjigje, nuk pranoi t’i dorëzonte mikrofonin një vajze të re të ekipit të Shtëpisë së Bardhë.

“Ne nuk tolerojmë asnjëherë që një reporter të vendosë duart mbi një grua të re që përpiqet thjesht të bëjë punën e saj si stazhiere në Shtëpinë e Bardhë. Kjo sjellje është absolutisht e papranueshme”, shkruan në Twitter, Sarah Sanders, zëdhënëse e presidencës amerikane. ATSH

Loading...