SHBA: “Të gjithë të barabartë para ligjit”

Ambasada amerikane në Tiranë i ka afruar një leksion sot qytetarëve shqiptarë mbi rëndësinë e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Leksioni është ofruar me video dhe jep mesazhin e qartë sesa rëndësi i kanë kushtuar këtij procesi në Shqipëri, SHBA-të.

Ambasada shkruan në Fb: “Në videon tonë të fundit, ne ju njohëm me një përmbledhje të reformës në drejtësi. Këtë javë, do të flasim për vetingun. Me siguri ju keni dëgjuar për këtë proces, por përse është vetingu i rëndësishëm?

Përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë?

Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.”

Ambasada tregon se pse u vendos vetingu per sistemin gjyqesor, por jo si u be ky proces.

Loading...