SHBA – Trump akuzon mediet ”Fake News” si nxitëse të dhunës

Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot mediet ”Fake News” si nxitëse të dhunës në SHBA-së, më pak se një javë pas masakrës më të rëndë antisemitiste e regjistruar më parë në vend, në Pittsburgh.

”Ju nxisni dhunë me pyetjet tuaja”, iu përgjigj Trump një gazetareje, e cila e pyeti nëse retorika e tij kishte patur ndikim në klimën aktuale në SHBA.

”Shumë gazetarë nxisin dhunën duke mos pasqyruar të vërtetën. Mediet ”Fake News” nxisin dhunën”, shtoi ai nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë përpara se të nisej për një takim elektoral në Virxhinian Perëndimore./ atsh

Loading...