Shefat e policisë festë me alkool në zyrë në krye të detyrës – PD nxjerr foton, po shefa policie në foto nuk ka…

Gjashte ish deputetët e PD të marrë nën hetim nga prokuroria për përplasjen me policinë tek drejtoria e policisë natën ë 16 shkurtit kur u arrestuan disa protestues të opozitës, dolën këtë të enjte në një deklaratë para organit të akuzës.

Ata denoncuan sjelljen e zyrtareve të policisë atë mbrëmje pasi pretendojnë se janë penguar me dhunë nga policia te ushtrimit te detyres se tyre kushtetuese si deputete, per te marre informacion per ndalimet e paligjshme pas protestes se 16 shkurtit.

Madje këtë herë selia blu ka publikuar edhe një foto ku pretendon se drejtuesit e lartë të policisë kanë konsumuar alkool në zyrë teksa ishin në krye të detyrës natën e 16 shkurtit kur u shoqëruan në polici disa protestues të opozitës pas incidenteve në proteste.

Ia çova prokurorisë edhe aktin e denoncimit prej nesh i cili është kallëzim penal i bërë nga ne i cili duhet të hetohet, por në fakt nuk është bërë asnjë gjë. Nuk është hetuar aspak. Ja ku është prova që po të donin mund ti kishin marrë, hetuar dhe nxjerrë konkluzione (foto e tavolines me alkool).

Duhet të merreshin edhe këto dokumenta.
Për të hetuar alkoolin, epshet e tyre, kjo është situata dhe gjendja midis prokurorisë së re të rilindur dhe policisë së kapur të diktaturës.Është detyra jonë të kontribojmë më fakte dhe me prova në shërbim të të vërtetës. Në mënyrë që kjo të mos jetë fytyra e vërtetë e Shqipërisë, shqiptarët duhet që me datë 2 Qershor, dy duart për një kokë janë përpara kryeministrisë për të nxjerr nga zyra atë që e ka dërguar vendin në këtë gjendje.

Një video që qarkulloi ditët e fundit tregonte përplasjen fizike mes zyrtareve të lartë të policisë , konkretisht drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu, drejtorit të policisë së Tiranës, Kastriot Skënderi dhe drejtori të policisë kriminale Tonin Vocaj me zyrtare të Pd, atë kohë në postin e deputetit si Flamur Noka, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj etj.

Loading...