Shefi i pikës doganore preket nga koronavirusi

Një oficer doganor nga pika kufitare e Vërmicës në Prizren është në gjendje të rëndë nga koronavirusi.

Ai është i shtruar në Klinikën Infektive ku po trajtohet, dhe po merr ndihmën mjekësore. Lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

“Fatkeqësisht, njëri prej oficerëve tanë doganorë është në gjendje mjaft të rëndë nga ky virus, respektivisht është shefi i asaj pike”.

Stavileci ka treguar se nëpër pikat doganore po punohet si zakonisht, pasi është e detuyrueshme funksionimi i tyre edhe në këtë kohë.

Në Kosovë deri më tani janë 604 persona të prekur me koronavirus mirëpo ka edhe disa komuna të cilat deri më tani nuk kanë regjistruar asnjë rast të vetëm me COVID-19.

Loading...