Shefi i Shërbimit të Urgjencës, Skënder Brataj, foli në një lidhje me “Skype” në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, për shenjat që shfaqin personat e prekur me koronavirus, që telefonojnë në numrin 127.
Brataj tha se shenjat e këtij virusi janë temperatura, bllokimi i hundëve, vështirësitë në frymëmarrje, etj.
Çfarë simptomash duhet të ketë një qytetar kur merr te 127?
Skënder Brataj: Shumë njerëz vazhdojnë e marrin Akoma në telefon, me idenë se do marrin tamponin. Kjo nuk kryhet më në banesë. Sa i përket simptomave, ne trajtojmë personat me kollë, temperaturë, ata me vështirësi në frymëmarrje. Çdo person që merr te 127 duhet të marrë vitamina.
Kur duhet ta marrë tamponin?
Kjo gjë bëhet në spital, ose në banesë, kur janë persona me vështirësi në frymëmarrje, ose kur kanë sëmundje të tjera. Ne e dimë që sot ka dalë pacienti i parë, familjarëve të tyre ju merret tamponi në shtëpi, sepse dihet që ata kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një person të prekur.
A kanë telefonuar njerëz vetëm nga paniku?
Shenjat e COVID-19 janë sit ë gripit, temperature, kollë, bllokim hundësh, e deri këtu ne i trajtojmë në shtëpi. Por kur thonë se kanë vështirësi në frymëmarrje, mund të jetë edhe paniku, dhe këtu bëhet vlerësimi i saktë. Por, shoh që nuk po zbatohen akoma masat. Izolimi është e vetmja mënyrë për të mos e transmetuar virusin nga njëri te tjetri. Shoh që lëvizin njerëz dhe mendojnë se ‘nuk më zë mua’. Ju lutemi të zbatojnë masat, ne jemi të detyruar të rrimë këtu. Edhe ne do kishim dëshirë ta mbyllnim njëherë telefonin, të shkonim te familjarët, por duhet të rrimë këtu. E di që është e vështirë të izolohen, por duhet ta bëjnë.