Shega devedishe , më e mira kundër plakjes së organizmit

Që nga lashtësia e deri në ditët tona, shega mban kurorën e frutit plot vlera shëndetësore dhe medicinale, simbol i shpresës dhe bollëkut.

Në Shqipëri shega është mijëra vjeçare. Gjurmët më të vjetra në trojet tona janë gjetur në Butrint si element dekorativ i mozaikëve.
Historikisht kjo pemë kultivohej në pjesën ballore të shtëpive: në oborre, në portën kryesore, rrëzë mureve të gurtë rrethues, për një pamje sa më të bukur.

Së bashku me shegën, aty rriteshin lule të ndryshme, që zbukuronin shtëpitë si një parajsë bimore.

Në fshatra, ende ruhet dhe ka filluar të ripërtrihet kjo traditë. Mbi të gjitha në këtë dekor unik, dallohet shega, si një bimë e brishtë, bukuroshe e përjetshme.

Shegët e Rralla Shqiptare

Shqipëria është me fat. Në vendin tonë rriten shumë lloje, forma apo hibride shegësh, të cilët kanë emërtime të ndryshme sipas zonave ku ato kultivohen.

Kështu veçojmë shegën Devedishe dhe Tivaresha e Shkodrës, shega e Elbasanit, e Lëzhës, Beratit, Gjirokastrës, Delvinës etj.

Por vitet e fundit është rritur shumë kërkesa për shegët Devedishe, të ëmblat plot vlera të Shkodrës.

Shega Devedishe është shumë e përhapur në Veri por edhe në disa zona të tjera. Emërtesat janë të ndryshme sipas zonave, si Devedyshe, Dividishe etj.

Lorenc Çoba, fermer në zonën e Shkodrës, thotë për AgroWeb.org se së fundmi ka rritur ndjeshëm kultivimin e shegëve Devedyshe, pas kërkesës së lartë për eksport.

‘Fillimisht i shisja në tregun vendas, për kërkesa për eksport është shumë fitimprurëse, thotë ai, ndaj ndihem krenar që shega jonë shkodrane na nderon në tregjet evropiane.’

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se kjo shegë ka frut mesatar me hapësira të mëdha të mbushura plotësisht me kokrra të kuqe. Piqet në shtator – tetor dhe ruhet për rreth 6 muaj.

Ka një lëkurë paksa të ashpër dhe njihet për ëmbëlsinë e saj dhe aciditetin e ulët.

Në Veri, sidomos në Shkodër njihet edhe Tivaresha, e cila ka frut të madh aq sa një kokërr mund të arrijë 700 gramë.

E ëmbla e Çarshovës është një tjetër shegë me origjinë nga Çarshova e Përmetit.

Është e përhapur në Gjirokastër, Tepelenë dhe Delvinë. Rritet deri në 3 metra lartësi dhe kokrrra mesatare 150-200 gramë.

Shega piqet në muajin tetor dhe vjelja bëhet pak më përpara që të mund të mënjanohet caja e frutave nga rreshjet e para të vjeshtës.

Shëgët ruhen në temperature të freskëta 2 deri 3 gradë Celcius.

Prodhimi i shegëve është shndërruar në një burim të mirë të ardhurash për fermerët pasi. Kjo pasi janë hapur tregje të reja e të pa fund, dhe si rjedhojë kërkesat janë të mëdha.

Të dhënat e AgroWeb.org flasin për shtim serioz të hapësirave të fermave vendase që po kultivojnë me sukses varietetet shqiptare të shegës.

Vlerat shëndetësore të Shegës Dividishe
Shega Dividishe sipas ekspertëve të AgroWeb.org ka vlera të rralla shëndetësore. Fruti dhe lëngu i saj njihen për vlerat kurative në:

Parandalimin e sëmundjeve të zemrës
Forcimin e imunitetit
Parandalimin e plakjes së organizmit dhe lëkurës
Parandalimin e qelizave të dëmshme në organizëm
Për uljen e kolesterolit në gjak
Lufton dëmtimin e qelizave; parandalon degradimin e ADN-së qelizore
Gjyshet shqiptare, kur fëmijët sëmureshim nga gripi, apo të ftohtit, u jepnin lëng shege.

Kjo traditë vazhdon dhe ruhet edhe sot në familjet shqiptare./AgroWeb.org

Loading...