Shegët – Ato janë dhe super super të shëndetshme

Shegët më kanë pëlqyer gjithmonë shumë. Sa të lezetshme janë kur i hap në dysh me një kërcitje dhe dalin ato kokrrat e bukura, të kuqërremta të rreshtuara radhë radhë.

I fut në gojë, i shtyp lehtë me gjuhë dhe ato “shpërthejnë” duke lëshuar lëngun e tyre super të shijshëm, të ëmbël dhe lehtësisht të athët.

Ato janë shumë të pëlqyera dhe në restorante për bukurinë dhe shijen e tyre të veçantë. Por shegët nuk janë vetëm të shijshme. Ato janë dhe super super të shëndetshme. Më poshtë po reshtoj disa nga benifitet e shegëve për shëndetin.

Ato janë plot e për plot me lëndë ushqyese

1 kupë me fara (rreth 180 gr) përmban
* 7 gr fibra
* 3 gr protein
* Vitamin C – 30% të nevojës ditore
* Vitamin K – 36% të nevojës ditore
* Foliate – 16% të nevojës ditore
* Potas – 16% të nevojës ditore.
Shega përmban Punicalagina

– Punicagalina janë ndër antioksidantët më të fuqishëm në natyrë. Ato janë kaq të fuqishme sa lëngu i shegës është konstatuar se ka rreth 3 herë më shumë veti antioksidante se sa vera e kuqe dhe çaji jeshil.

Shega ka veti mbresëlënëse antiinflamatore

– Studimet kanë treguar se konsumi i një gote lëng shege në ditë ka ulur me rreth 30% nivelet e markuesve inflamatorë në të sëmurët kronikë

Shega ndohmon në luftën kundër kancerit të prostatit, gjirit dhe të zorrës së trashë

– Studimet laboratorike kanë treguar se ekstrakti i shegës muns të ndihmojë në uljen e aktivitetit, dhe në disa raste asgjësimin e qelizave kanceroze në rastet e tumoreve të zorrës së trashë dhe të gjirit. Është parë gjithashtu se konsumi i përditshëm i lëngut të shegës nga pacientë me tumor në prostat, ngadalëson ndjeshëm rritjen e niveleve të PSA (markuesit tumoral të prostatit)

Shega ndihmon në uljen e tensionit të gjakut

– Tensioni i larë i gjakut është një ndër faktorët kryesorë që çojnë në infarkt të zemrës. Një studim ka treguar se hipertensioni pati një reduktim të ndjeshëm si pasoë e konsumit të 150 ml lëng shege për një periudhë 2 javore.

Lëngu i shegës ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

– Sëmundjet e zemrës janë sot shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme. Acidi Punicik i gjendur me shumicë te shegët, ndihmon shumë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Studimet kanë treguar se konsumi i 800 mg vaj farash shege në ditë ka ulur ndjeshëm nivelin e triglicerideve në gjak. Gjithashtu konsumi i shegës ul ndjeshëm nivelet e LDL – kolesterolit të keq, si dhe frenon procesin e oksidimit të tij, një hap kyç ky i procesit që çon në sëmundje kardiovaskulare.

Lëngu i shegës mund të ndihmojë në trajtimin e problemeve të ereksionit

– Është konstatuar se lëngu i shëgës mund të ndihmojë në rastet e disfunksioneve të ereksionit duke qenë se ndikon lehtësimin dhe rritjen e rrjedhjes së gjakut.

Shegët ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve bakteriale dhe mykotike

– Është konstatuar se shegët ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së mikroorganizmave të dëmshëm si dhe infeksioneve të gojës si gingivitis, periodontitis, dhe stomatitis.

Konsumi i shegës përmirëson memorien

– Ka disa prova që indikojnë se shegët mund të përmirësojnë memorien. Në disa pacientë postkirurgjikalë është konstatuar se marrja e 2 gr ekstrakt shege minimizon deficitet e kujtesës pas operacionit, sidomos asaj vizuale dhe të të folurit. Disa studime tregojnë gjithashtu së shegët mund të ndihmojnë dhe në luftën ndaj Alzeimeir-it.

Shegët mund të rrisin performancën në stërvitje.

– Studimet e bëra në disa atletë vrapues treguan se një gram ekstrakt shege 30 min para fillimit te garës rriti ndjeshëm rredhjen e gjakut, duke vonuar kështu shfaqjen e simptomave të lodhjes.

Të dhënat të marra nga: www.healthline.com

Loading...