Shehi akuzon PD: Nuk ka engjëj, edhe ata kanë vjedhur vota kur kanë qenë në pushtet

Një akuzë e fortë ka ardhur nga Dashamir Sehu, kreu i LZHK-së, për Partinë Demokratike. Në një intervistë televizive tha se blerja e votave është dhe çështje pushteti, që sipas tij, nga atje vjen grabitja. Duke iu referuar akuzave të Partisë Demokratike, ai tha se dhe këta të fundit nuk janë engjëj, pasi sipas tij, edhe ata kur ishin në pushtet kanë blerë vota.
“Kjo nuk ëstë çështje partish, kjo është çështje pushteti, qeverisjeje, nga aty vjen grabitja. Që t’jua shpjegoj. Jo s’e nuk i ka blerë vota. Nuk është PD-ja se është e mbushur me ëngjëj. Edhe PD-ja kur ka qenë në pushtet i ka bërë këto gjëra, por jo në këtë dimension.

Nuk është puna që dy tifozë, një i PD-së dhe një i PS-së dhe ky i PS-së është bujar dhe hedh pare për të mundur PD-në. nuk është puna kështu sepse do të ishte shumë bukur. Puna është se ky i PS-së përdor shtetin, paratë e shtetit. Për mua krimi më i rëndë është kjo e patronazhistëve. Ky është krimi më i madh, jo u shitën ca fukarenj aty e atje, nuk më shqetësojnë fare”, tha Shehi.

Loading...