Kreu i LZHK, Dashmari Shehi ka komentuar përplasjen e sotme në Elbasan mes mbështetësve të PS dhe PD.
Shehi në një komunikim me ndjekësit në Facebook, u shpreh se ajo që ndodhi sot ishte e organizuar nga kryeministri Edi Rama dhe prishi ditën e festës.
Sipas aleatit të të djathtëve, thirrjet “Rama ik” të mbështetësve të PD janë politike dhe normale në një periudhë zgjedhjesh. Ndërkohë, për Shehin janë të patolerueshme sharjet e militantëve të PS për kryedemokratin Lulzim Basha.
“Sot është një ditë feste Dita e Verës. Nuk është ndonjë festë shumë e madhe për Shqipërinë, se vitet e fundit kemi filluar ta festojmë, megjithatë zë njëfarë vendi. Është një festë që u prish sot. Nuk kishim ndonjë pritshmëri të madhe se çdo ndodhte për ditë Vere, por ishte një pritshmëri e vogël përtej halleve dhe problemeve që kanë shqiptarët.
Dhe normalisht edhe këtë Ditë Vere e mori kryeministri, e futi në arsenalin armëve të veta të betejës për zgjedhje. Nuk po them që pjesa jonë opozitare nuk bërtiti në Elbasan, Rama ik, por ik është thirrje politike, në kohë zgjedhjesh është normale. Ai kori i organizuar nga kryeministri ‘të bëfsha nënë e motrën’ për kryetarin e opozitës ishte e organizuar, kjo s’ka lidhje me politikën. Ky ka veshur këpucët e marrisë së vet dhe bredh poshtë e lart ku të gjejë ndonjë sherr me idenë që do të trembet opozita. Me idenë që qytetarin e ndershëm e tremb paramilitari”, tha Shehi.
Më tej Shehi, “zbulon” sipas tij skemën e ngritur nga kryeministri për atë që ndodhi. “Këtë rrëmujë e ka bërë sot për të ngritur të gjithë skemën, të gjithë narrativë. Që thotë sic bëri presidenti këta janë 100 Meta, 100 presidentë sepse PD nuk e drejton Basha, por Berisha dhe Meta. Bëri një lloj diversioni se unë nuk kam asgjë për djemtë e urtë të Bashës, nuk e bëjnë këta rrëmujën por të tjerë. Duhet të mbyllet njëherë e mirë se i vetmi që bën rrëmujë është ky”, shprehet ai.