Shembet soleta gjatë punës në një banesë, humb jetën 56-vjeçari

Një 56-vjeçar nga Rrësheni ka humbur jetën aksidentalisht teksa punonte në një banesë në këtë zonë.

Policia tha se ngjarja ndodhi në fshatin Urakë, në njësinë Administrative Rukaj, ku shtetasi A.L., rreth 56 vjeç duke punuar në banesën e shtetasit Gj.M dyshohet se gjatë punës për shembjen e soletës është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Loading...