Shëndetësia, është një nga fushat për të cilën mund të themi me plot gojë që ka dështuar.
Nuk janë të pakta denoncimet ku qytetarë të ndryshëm shprehin shqetësimin për mungesën e shërbimit në dyert e spitaleve shtetërorë, për të cilët ne paguajmë taksa dhe sigurime.
Si të mos mjaftonte kjo shihet një neglizhencë e madhe e mjekëve karshi qytetarëve të sëmurë, kujtojmë këtu rastin kur disa mjekë të spitalit francezë porosisnin sufllaqe gjatë një operacioni.
Gjithashtu shumë pacientë përballen me kushtet e këqija të spitalit, nga mungesa e shtretërve, e medikamenteve, papastërtia apo edhe lagështia e madhe në mure.
Mirëpo rasti i denoncuar vetëm pak minuta më parë në redaksinë e JOQ ALBANIA, i “vë kapakun” papërgjeshmërisë së qeverisë mbi shërbimin ndaj të sëmurëve. Një qytetar ka dërguar një foto nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku shihet se një pjesë e tavanit është shembur.
Qytetari tregon se ata ishin duke ndenjur aty pranë, kur papritur tavani ra. Fatmirësisht nga rënia nuk ka pasur asnjë të lënduar, ndërsa kujtojmë se spiatli ushtarak është restauruar vetëm pak kohë më parë.
Për të ardhur keq sesi në spital shkojmë për të marrë ndihmën e duhur mjekësore, por përfundojmë duke rrezikuar jetën.
Qytetari shkruan:
”Pershendetje shikoni si gurija ne spitali e traumes. Shyqyr Zotit nuk kapi njeri. faleminderit nese e postoni”