Ai shprehet ndaj deputetit se është është mashtrues dhe ordiner.
Prençi shkruan se Manja ka futur në kurth kreun e komisariatit të Dibrës Robert Aga, të cilit më pas i është shkatërruar jeta dhe familja.
“E more më qafë dhe e fute në rrugë pa krye, Bert Agen i cili kurrë nuk mori post, por përkundrazi ju shkatërrua jeta dhe familja e madhe , ku vëllain ja arrestuan për trafik dro.ge dhe nipin ja rrëmbeu maf.ia dhe sot nuk dihet ku e kanë.( Ndjesë familjes Aga për kujtesën dhe shqetësimin)”, shkruan mes të tjerave Prençi.
Reagimi i plotë i Shemsi Prençit:
Shumë i degjeneruari Ulsi ! Të parët na kanë mësuar të kemi durim sepse e verteta vonon por nuk harron!
Në fakt ashtu ndodhi. .
Disa e kanë ditur se je një mashtrues ordiner, por “kazani” Gjerman Bild tregoj publikisht surratin ( se fytyrë nuk ke ti) Tuaj të vërtetë, prej servili dhe mashtruesi të paparë.
Të gjithë dibranët që të ndihmuan për të shkuar në Parlament në vitin 2013 i abondonove dhe i le rrugëve, duke u servilose tek lideri duke mashtruar shokët e përfituar për vete e familjen tënde.
Po po Ulsi , të gjithë i ke gënjyer ashtu si gënjeje në përgjime Bert Agen, duke i thënë se : “e kishe për poste më të larta” e duke ia kaluar topin Xhemalit.
E more më qafë dhe e fute në rrugë pa krye, Bert Agen i cili kurrë nuk mori post, por përkundrazi ju shkatërrua jeta dhe familja e madhe , ku vëllain ja arrestuan për tra.fik dro.ge dhe nipin ja rrëmbeu mafia dhe sot nuk dihet ku e kanë.( Ndjesë familjes Aga për kujtesën dhe shqetësimin).
Sa i shpifur paraqiteshe në përgjime ti dhe soji juaj i Rilindjes. Në fakt ne që ju njohim ,pamë surratin e vërtetë të mashtruesve ordiner.
Dikur në vitin 2013 mblidhje vota ndershmërisht si opozitar pa paguar as çajin në klubet e thjeshta të fshatrave të Dibres, ndërsa në përgjimet e vitit 2016 shfaqesh si pushtetar koopetent duke mashtruar “bashkëpunëtorët e denjë” që vetë e kanë fajin që kurrë nuk të njohen as mendjen dhe as surratin.
Uroj të të kenë njohur e sidomos Berti që kurrë nuk bëri karrierë se kurrë nuk e ndihmove e në fakt edhe nuk e meriton se kaq e ka kapacitetin se zvarritet nëpër Ulsi e Xhemala për një cop shef komisariati ne Bulqizë…….! ( mirë ti bëhet).
Tani me Dibren ke mbaruar punë se i ke përlyer gjithë shpuren atje, por ti o mashtrues nuk heq dorë nga zanati dhe vazhdon të mashtrosh Dibranët e ndershem në Tiranë ( Laprakë e Paskuqan).
Turp turp turp se në Diber nuk guxon të shkosh as në ish shtëpinë tënde.
Ah se harrova me të pyet se si shkoi puna e “furres” ku do piqje Presidentin e Republikes?!
E tregove veten se je jurist më i dobët se Arta e cila nuk e poqi por i la të digjen dosjet 339/1 dhe 184 dhe tash nga thatësira po ikin fletët e disqet deri në Gjermani se: nuk mundet të shpjegohet ndryshe që Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Parlamentin Shqiptar të shprehet se : “ Do e pjek Presidentin në furrë”. Këtë nuk duhet ta dëgjojmë dhe nga goja e një deputet me arsim Agranomi apo i pa shkollë e jo më nga palojuristat si ty.
Turp, turp, turp. Pra nuk je gjë tjeter vetem se një trap mashtrues ordiner. Suksese në jetë!