Me numrin e vdekjeve në Spanjë që bie për të katërtën ditë radhazi, Italinë që raporton numrin më të ulët të vdekjeve në dy javë dhe Franca që shënoi një rënie në pranimet e reja në spitale, ka një shpresë në të gjithë Evropën që bllokimet kanë filluar të japin rezultate.
Austria u bë vendi i parë evropian që njoftoi planet për të hequr bllokimin, me disa dyqane që do rihapën nga java e ardhshme, dhe Spanja tha se do të fillojë testimin e gjerë si një hap të parë drejt lehtësimit të kufizimeve.
Ndërkohë, qeveria e Japonisë është e gatshme të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme të martën pas një rritje të rasteve të koronavirusit në Tokio.
Kryeministri Shinzo Abe gjithashtu pritet të shpallë një paketë “të pashembullt” 989 miliardë dollarëshe, në përgjigje të “krizës më të madhe” me të cilën është përballur ekonomia globale që nga lufta e dytë botërore.
Tre në katër spitale në SHBA tashmë janë duke trajtuar pacientë me infeksione koronavirusi të konfirmuara ose të dyshuara, sipas një raporti të përpiluar nga qeveria amerikane.
Me shumicën e njerëzve ende të bllokuar deri në mesin e këtij muaji, Franca është në prag të recesionit më të thellë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, tha ministri i saj i financave.
Vendet evropiane duhet të fillojnë lirimin e të burgosurve me rrezik të ulët për të mbrojtur shëndetin dhe të drejtat e tyre të njeriut pasi shpërthimi Covid-19 ka përfshirë kontinentin, tha komisionerja për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës.
Në një deklaratë të hënën, Dunja Mijatoviç theksoi se njerëzit e mbajtur në burg, mjedis me rrezik të lartë ku masat mbrojtëse siç është distanca sociale nuk mund të ndiqen me lehtësi, janë ndër ata më të rrezikuar nga infeksion viral. / bota.al