Shenjat e plakjes që nisin më herët se rrudhat – Si t’i dalloni

Njeriu që kur lind përjeton një plakje të vazhdueshme.

Përpara moshës 25 vjeçare, trupi mund të rimëkëmbet në disa nivele, ndërkohë që plakja e vërtetë nis në moshën 40 vjeçare.
Plakja është një proces që gabimisht mendohet të nisë me shfaqjen e rrudhave dhe humbjen e elasticitetit të lëkurës.

Megjithatë, trupi nis të lëshojë sinjalet tregues të plakjes shumë më herët se vijëzimet e lëkurës.

Këto tregues mund t’i mësoni në këtë artikull të AgroWeb.org.

Reagime Fizike Të Ngadalta
Reagimet fizike dhe mendore ngadalësohen me moshën.

Lëndimet Dhe Mavijosjet E Lëkurës Shërohen Më Ngadalë
Një nga shenjat më ilustruese të plakjes së parakohshme është shërimi i plagëve, të çarave dhe mavijosjeve.

Lëkura e njeriut ka aftësi të mrekullueshme rigjeneruese.

Por me plakjen ky proces ngadalësohet dhe nuk funksionon siç duhet.

Vështirësi Në Mbajtjen E Peshave
Në moshën 20 vjeçare, njeriu ka aftësinë të mbajë pesha të rënda pa problem.

Por me kalimin e viteve, masa muskulare tkurret, gjë që ndikon jo vetëm tek forca e njeriut por edhe qëndresa.

Shikimi I Dobët
Me kalimin e moshës, shikimi bëhet problematic.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, njerëzit mbi 40 vjeç humbasin aftësinë e përqendrimit nga afër dhe duhet të mbajnë syze për të lexuar.

Një test të thjeshtë shikimi mund ta bëni në shtëpi duke lexuar një gazetë ose duke shkuar tek okulisti.

Ndryshimet Në Peshë
Shtimi në peshë sidomos në pjesën e barkut është një nga shenjat më të qarta të plakjes.

Për fat të mirë, ky problem mund të zgjidhet falë ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik.

Plogështia Në Rritje
Shpejtësia në ecje është një tregues shumë objektiv i punës së muskujve të këmbëve dhe shpejtësisë së transmetimit të impulseve nervore.

Këto janë edhe faktorët kryesorë të plakjes të cilat mund të frenohen duke kryer aktivitet të rregullt fizik.

Mungesa E Ekulibrit
Kur njeriu arrin në moshën 80 vjeç e ka të pamundur të ruajë ekuilibrin e të qëndrojë në një këmbë me sytë mbyllur.

Ky qëndrim mund të bëhet pa problem në moshën 30 vjeçare për të paktën 20 sekonda.

Sheshimi I Ballit
Plakja shkakton një humbje të formës së ballit ndërkohë që forma e fytyrës e bën njeriun të ngjajë më i moshuar.

Balli ngjan më i sheshtë me kalimin e viteve duke treguar moshën e vërtetë.

Këtë nuk e fsheh dot asnjë injektim estetik.

Buzët Ndryshojnë Ngjyrë Dhe Formë
Buzët humbin ngjyrën e tyre natyrale me kalimin e viteve.

Por zona poshtë hundës dhe sipër buzës bëhet më e sheshtë.

Në rini, ajo është goxha më e ngritur duke përbërë një veçori të dallueshme të fytyrës.

Humbja E Entuziazmit
Me kalimin e viteve, njeriu humbet entuziazmin për gjërat të cilat më parë e bënin të lumtur.

Të njëjtat simptoma gjithësesi janë të ngjashme me depresionin.

Për të dalë nga kjo gjendje, mos shpikni justifikime të kota për të dalë me miqtë, shkuar në kinema apo shijuar jetën./AgroWeb.org

Loading...