Shenohet viktima e pare nga koronavirusi ne Shqiperi/Priten analizat per 30 mjeke e infermiere

Shenohet viktima e pare nga koronavirusi ne Shqiperi, vdes 73-vjecarja nga Durresi

Vdekja e 73 vjecares ne spitalin e Durresit e cila rezultoi se ishte prekur nga koronavirusi, ka hapur nje shqetesim te ri ne lidhje me mundesine e infektimit te mjekeve dhe infermiereve.

Viktima 73-vjecare e cila humbi jeten diten e sotme, kishte qendruar ne spitalin e Durresit per nje jave.

Gjate kesaj kohe citon lajmifundit.al ajo eshte mbajtur ne dhoma me te semure te tjere dhe me te jane marre se paku 30 mjekeve dhe infermiere ne repartin patologjik.

Per kete aresye te gjithe mjekeve dhe infermiereve qe jane marre me gruan ne Durres u jane marre analizat me qellim verifikimin nese jane prekur ose jo nga koronavirus.

Nje tjeter shqetesim eshte se gruaja qe humbi jeten ka pasur kontakt edhe me familjare te saj, te cilet sic meson lajmifundit.al kane shkuar ne spital per ta vizituar gjate diteve qe eshte mbajtur aty.

Nje jave me pare gruaja kishte shkuar me kembete veta ne spital per shqetesimeve qe kishte me frymemarrjen por me pas situata e saj eshte agravuar deri ne humbjen e jetes diten e sotme.

Loading...