Shënohet viktima e parë shqiptare në Turqi, kishte mbuluar djalin e saj me trup

Shënohet vitkima e parë me origjinë shqiptare, pas tërmetit tragjik në Turqi.

Mësohet se bëhet fjalë për një 62-vjeçare, të identifikuar si Nazmiye Doraya (Nazmie Doraja).
Nazmija është nga Prishtina dhe që prej vitit 1954 jetonte në Izmir të Turqisë.

Gruaja është gjetur nën rrënoja, bashkë me të birin, të cilin e kishte mbuluar me trup për ta mbrojtur.

Ky i fundit ndodhet në shpital, jashtë rrezikut për jetën, kurse e ëma ‘la shpirtin’ në rrënojat e një pallati.
Në total numri i viktimave nga tërmeti në Turqi ka shkuar në 35 dhe 885 persona janë plagosur.

Në Greqi, në ishullin Samos që u prek gjithashtu nga tërmeti, vdiqën dy të rinj, adoleshentë, teksa ktheheshin nga shkolla.

Loading...