Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Janinë, njoftoi sot nisjen e trajnimit të trupave zjarrfikëse të 11 bashkive të Shqipërisë së Jugut, ku bën pjesë dhe bashkia e Tepelenës.
Një hap më përpara për trupat tanë zjarrfikëse në parandalimin, evidentimin dhe shuarjen e zjarreve, si dhe në fushat e tjera ku këto trupa përfshihen, për ruajtjen e jetës dhe të pronës.
Ky trajnim është konceptuar të jetë i natyrës teorike dhe asaj praktike. Ai ka për qëllim aftësimin dhe përmirësimin e shërbimit zjarrfikës në njësitë e sipërmendura, dhe më konkretisht lidhur me temat:
• Shpëtimin dhe reagimin ndaj fenomeneve sizmike,
• Adresimin e pasojave të përmbytjeve,
• Ndihma në ambientet e mbyllura (ashensorët),
• Trajtimi për rastet e aksidenteve rrugore (ekskursione, guida turistike),
• Zjarret urbane (lëngjet e karburantit, GLN),
• Masat për parandalimin e zjarrit (vetëm zyrtarët),
• Zjarret në pyje,
• Shërbimi hetimor për rastet e zjarrvënieve, aksidenteve, përmbytjeve (vetëm oficerët).
Ndër punonjësit e efektivëve të shërbimit zjarrëfikës pranë bashkisë, morën pjesë 5 punonjës, të kryesuar nga shefi i komandës Veledin Abazi.
Bashkia falenderon Konsullin e Përgjithshëm të RSH në Janinë, Gjikuria, Komandantin e Zjarrfikëseve të Epirit, Georgakopoulos dhe Koordinatorin e Drejtorisë Zjarrëfikëse për Qarkun Gjirokastër, Bizhga.
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/