Shërohet mjeshtri i madh Reshat Arbana!

Një lajm i trishtë për sëmundjen e aktorit të madh, aq të dashur për mbarë publikun, Reshat Arbanës, tronditi të gjithë shqiptarët.

Aktori u shtrua ditën e djeshme me urgjencë në pavionin e Kardiologjisë në QSUT për shkak të një sëmundje ishemike të zemrës e quajtur Angina Pectoris.

Fatmirësisht mësohet se aktori shumë i dashur ka dalë nga spitali dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin e bën të ditur miku i tij Arben Gjeka, i cili i ka bërë një vizitë në shtëpi Arbanës.

Urojmë shumë që aktori i mbi 35 roleve të shërohet sa më shpejt.

Loading...