Sherr banal mes nënë e bijë dhe ish-bashkëshortes së djalit

Sherr banal mes nënë e bijë dhe ish-bashkëshortes së djalit.

Dy gra kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për dhunë në familje.

Mësohet se është arrestuar shtetësja në F. Gj., 59 vjeçe dhe F. Z., 28 vjeçe, përkatësisht nënë dhe bijë.

Të arrestuarat akuzohen se kanë dhunuar ish-bashkëshorenten e djali të të 59 vjeçares.

Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetaset F. Gj., 59 vjeçe dhe F. Z., 28 vjeçe, banuese në Durrës, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së djalit të 59-vjeçares, shtetases A. D., 25 vjeçe, banuese në Durrës.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Loading...