Seanca e ndërmjetësimit sot në “Shihemi në gjyq” solli përballë njëri-tjetrit burrë dhe grua. Ata prej 4 vitesh ishin në konflikt për shkak të shtëpisë që kanë në fshat.
Zoti Gani është trajtuar me tokë sipas ligjit 7501 dhe ka përfituar edhe një shtëpi.
Rezulton se në vitin 1999 është realizuar një kontratë shitje me shkrim dore, mbi bazën e së cilës deklarohet se shtëpia, i shitet një tjetër personi, kundrejt shumës 4 milion lekë të vjetra.
Por kjo kontratë, nuk është bërë pranë një zyre noteriale dhe është nënshkruar edhe nga disa dëshmitarë. Gruaja e tij nuk ishte në dijeni të këtij fakti dhe kjo është bërë burim konflikti mes tyre. Por falë ndihmës dhe ndërhyrjes së zonjës Eni Çoban, konflikti burrë- grua u zgjidh.
Por Zoti Isa, personi që i është shitur shtëpia duke dëgjuar emrin e tij në ekran, i kërkon zonjës Eni të vijë në program dhe të tregojë gjithçka rreth shtëpisë dhe dokumentit në fjalë.
Seanca e sotme e ndërmjetësimit është shoqëruar me zënka midis tyre. Ganiu dhe Isa i janë drejtuar njëri-tjetrit me fjalë fyese.
Isa: Kam ardhur sot dhe kam kërkuar me këmbëngulje dhe falemindetit zonja Eni nga unë personalisht që më dhe mundësinë më urgjente, sikur më ka vdekur ndonjë rob në shtëpi, se ashtu e kam atë. Se i kam dhënë para dhe i kam pare gjaku dhe jo pare djerse. I kam mbushur një thes dhe ja kam dhënë atij. Le ta vërtetojnë shokët, miqtë, Ishmi, lagjja. Të gjithë i kam gati, për një orë, të kam borxh me ti sjell burra dhe gra, ti sjell këtu.
Eni Çobani: S’ka nevojë të sjellim gjithë Ishmin këtu, kjo ishte një marrëdhënie tuaja, e dy kryefamiljarëve.
Isa: Se dhe djersën time nuk ma lë ta ha me gruan time dhe kalamajtë.
Eni Çobani: Si është e vërteta?
Isa: Kam disa letra këtu, që më duket se flasin shqip.
Eni Çobani: Këto letra që kemi dhe ne besoj?
Isa: Kam letrat e mia unë, seç letra ka ai t’i gjejë vetë ai.
Ganiu: Po t’i gjejë vetë unë pa hë!
Isa: Unë kam 4 vjet që përballem me atë zotëri, me familjen e tij.
Ganiu: Vazhdo atje, vazhdo se të njoh unë.
Isa: Ti je hajdut, hajdut, familje hajduti!
Eni Çobani: Zoti Isa, jo.
Deje: Ti je hajduti!
Isa: Na fëlliqe si racë!
Deje: Surrat i keq! Qelbanik!
Eni Çobani: Gani të lutem! Isa, Isa!
Ganiu: Ti je qen, je biri i qenit!
Zonja Eni Çobani dhe Ardit Gjebrea përpiqen të qetësojnë situatën e krijuar mes dy familjeve në studio.
Ardit Gjebrea: Një minutë pak!
Eni Çobani: Nëse situata është e tillë, ne lëmë situatën e ndërmjetësimit, se ne nuk do bëjmë grusht! Të lutem!
Isa: Jo, se nuk kam për t’u zënë!/tvklan