Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri të ndodhur në zonën e “Bllokut” gjatë natës.
Sipas burimeve thuhet se ka qenë një konflikt i çastit që ka ndodhur përballë barit “T***”, dhe ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë pa probleme për jetën një shtetas, rreth të 30-ave si dhe është dëmtuar me mjete të forta një shtetas tjetër.
Të dy ndodhen në spital pa probleme për jetën. Policia ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale në vend.
Dyshohet se i dëmtuari me sende të forta ka qëlluar me armë dhe ka plagosur në këmbë të riun.
Loading...