Sherr i dhunshëm mes dy fiseve, detaje..

Një sherr mes tre personave me origjinë shqiptare ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën Dorighello në Padova të Italisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat vendase, sipas të cilave, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend si pasojë e një sulmi me thikë, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Në momentin që Policia italiane shkoi në vendngjarje, gjetën një trup të pajetë të shtrirë në tokë në një pellg gjaku në një godinë në zonën Forcellini të Padovës.

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në këtë ngjarje tragjike, por bësohet se shkak ka qenë larja e hesapeve mes tyre.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ka përjashtuar nga Garda e Republikës shoferin e kryetares se Kuvendit.

Loading...