Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen midis të dielës dhe të hënës, në një lokal që për momentin nuk kishte klientë.
Të rinjtë, dy italianë 24 dhe 26 vjeç, një moldav 25 vjeç dhe një shqiptar 24-vjeçar, kanë filluar fillimisht të diskutojnë me njëri-tjetrin.
Vetëm pak çaste me vonë ata kanë filluar të goditen me grushta dhe shkelma, për të përdorur më pas karriget dhe tavolinat kundër njëri-tjetrit.
Alarmi u dha nga pronari i lokalit, i cili njoftoi karabinierët.
Të rinjtë pësuan dëmtime të lehta dhe u mjekuan në vend, ndërsa dëmet më të rënda i pësoi lokali që u shkatërrua plotësisht nga shpërthimi i dhunës.
Loading...