Tre persona janë plagosur ditën e sotme në Ksamil pas një përleshje me disa shtetas të huaj. Ende nuk dihen shkaqet për të cilat ka ndodhur ngjarja.
Burime për Fax Web bëjnë me dije se personat e plagosur janë Tiku Ahmeti, Flamur Ahmeti, Luli Ahmeti .
Njëri prej të plagosurve, shtetasi Luli Ahmeti është nisur me helikopter drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra, ndërsa dy të tjerët po marrin trajtim në spitalin e Sarandës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa ka nisur hetimet për të identifikuar autorët.
Loading...