Sherr me thika në Tiranë, 1 i vdekur

Një person ka humbur jetën në Tiranë, pasi është goditur me thikë.
Njoftimi i policisë:

Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon…

Loading...