Sherr mes djalit të Robert Aliajt dhe konkurrentes së emisionit të njohur televiziv, ajo i bën publike SMS-të: ‘Unë nuk shkel më në…’

Një debat i fortë është zhvilluar mes dy konkurrentëve të ‘Love Story’, Kristti dhe Lili, pasi ky i fundit iu drejtua asaj em fjanë ‘neurotike’.

Zënka mes të dyve ka zgjatur edhe pas programit, kur shkëmbimet kanë vijuar në rrjetet sociale. Ata kanë thumbuar njëri-tjetrin, ndërsa Lili ka bërë publike disa prej mesazheve me Kristin.

Ditën tjetër Lili nuk është paraqitur në “Talk Love Story” dhe nuk është përgjigjur as në telefon për t’u bërë pjesë e programit.

“Meqenëse kjo është një marrëdhënie e nisur këtu në program do doja shumë që edhe këto sqarime t’i bënim këtu në sy të publikut. Megjithatë Lili prej ditës së djeshme pas transmetimit të programit nuk është përgjigjur më në telefon. Ne e kemi pritur, ajo mungon sot dhe nuk e dimë nëse ky largim është definitiv i saj”, tha gazetari Eni Shehu.

Nga ana tjetër, Kristi ka thënë se nuk e ka sharë Lilin dhe se termi neurotik është term psikologjik. Madje sipas fronistit ai mund ta çonte më larg këtë gjë, por tha se do ta përmbajë veten e tij.

Loading...