Sherr mes dy grupesh në disko, shqiptarët bëjnë për spital italianët

Një sherr masiv ka ndodhur pak ditë më parë në Cesenatico të Italisë, ku një grup shqiptarësh kanë rrahur disa italianë. Pas një konflikti në një disko, dy grupet janë nxjerrë jashtë nga punonjësit e sigurisë dhe më pas një 20-vjeçar italian ka përplasur me makinë një shqiptar të moshës 27 vjeç. Shkak i sherrit dyshohet të jetë bërë ngacmimi i një vajze.

Pasi 20-vjeçari italian ka përplasur me makinë shqiptarin, shokët e këtij të fundit kanë rrahur shoferin dhe një mik të tijin. Karabinierët arrestuan Ruben Boçolato, i cili tani është në burg në Forlì me një seri të gjatë krimesh të diskutueshme, duke përfshirë tentativën për vrasje. Ndërkohë është publikuar edhe video e sherrit, ku siç shihet një i ri qëndron i shtrirë ndërsa disa persona i shkojnë në ndihmë.

Po ashtu dëgjohet edhe një vajzë që kërkon të mbërrijë ambulanca në vendngjarje. Shqiptari i plagosur është dërguar në spital dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Loading...