Sherr mes dy grupeve në Greqi, vdesin babë e bir plagosen dy të tjerë, dyshohet se janë shqiptarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në ishullin Zakintos të Greqisë.

Mediat greke raportojnë për dy të vdekur dhe dy të plagosur pas një shkëmbimi zjarri në sheshin Agios Sostis.
Paraprakisht raportohet se sherri nisi për shkak të një borxhi mes dy grupeve, ndërsa dyshohet se në këtë janë përfshirë disa shqiptarë.

Ngjarja sapo ka ndodhur dhe policia është në vendin e ngjajres duke hetuar për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes.

Mësohet se të vdekur kanë mbetur një burrë dhe një djalë i ri, të cilët sipas mediave lokale janë babë e bir.

Pas sherrit, babai ka tentuar që të fshihet në një lokal ku është ndjekur nga persona të armatosur duke u qëlluar aty për vdekje.

Loading...