Sherr mes kandidatëve në shtabin e PS në Durrës, forca të shumta policie shoqërojnë 6 persona

Një përplasje e fortë fizike ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në shtabin e Partisë Socialiste të Durrësit.

Mësohet se në sherr u përfshinë kandidatët e Partisë Socialiste për Durrësin Alban Xhelili dhe Erion Meka. Shkak i konfliktit mes tyre ishte përdorimi i mbështetësve të PS-së për fushatë, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi brenda kampit socialist, gjë për të cilën nuk janë kursyer grushtet mes kandidatëve.
Sherri ka nisur në brendësi të ambientit që përdoret nga Partia Socialiste në zonën e Plazhit në Durrës për të vijuar edhe jashtë me shkelma dhe grushte duke bërë që në zonë të mbërrijnë një numër i madh policësh.

Xhelili mban numrin 2 në listën e PS-së për Durrësin, ndërsa Meka, numrin 15.

Siç mësohet paraprakisht, pas sherrit u shoqëruan në komisariat gjashtë persona, mes tyre edhe shefi i shtabit të PS për zonën e Plazhit, Eri Kapllani./lajmifundit

Loading...