Dy persona janë arrestuar në Durrës dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për dhunë në familje dhe shkatërrim prone me zjarr.
Policia ka arrestuar dy kushërinjtë nga Kruja, Sh. V. dhe D. V., si dhe ka proceduar dy vëllezërit po nga Kruja, N. V. dhe S. V.
Sipas policisë, këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë dhunuar njëri-tjetrin, dhe më pas shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa familjarëve, duke arrestuar në flagrancë shtetasit:
Sh. V., 40 vjeç dhe D. V., 29 vjeç, banues në Krujë (kushërinj).
Si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
N. V., 69 vjeç dhe S. V., 66 vjeç, banues në Krujë (vëllezër).
Këta shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit dhe pas konfliktit shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.