Sherr mes Salianjit dhe Braçes

Kanë vijuar debatet mes Ervin Salianji dhe Erion Braçes pas incidentit në Kuvend që gati degjeneroi në përplasje fizike mes të dy deputetëve.
Megjithatë, pasi ka marrë fjalën sërish, Salianji ka vijuar me fyerjet ndaj Braçes, pasi e ka akuzuar se ka dalë në përgjimet e autoriteteve italiane.

Pjesë nga fjala e Salianjit:

S’e keni asgjë të thoni që japim vërejtje ndërkohë që deputeti tuaj turret në foltore kur unë jam duke folur. Pyetja ime është a është zv.kryeministri tuaj në përgjimet italiane, apo një tjetër. Kjo duhet parë. Nëse është parafolësi ai që përfshihet në çdo gjë, nga Laguna e Karavastasë te çdo gjë tjetër, kthehu fol në foltore, në çdo foltore. Këto çështje personale të fali ky, stë fali ai, herën tjetër do të marr një gjë që është i gjatë sa ty, një brisk. Nuk është personale, e di si e kam unë, vetëm këmbën lëviz me kështu si ty.

Loading...