Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me plagosjen e ndodhur këtë mesditë, pranë stacionit të trenit.
Policia sqaron se ka pasur një sherr mes dy taksistëve, ku për pasojë është plagosur me kaçavidë një 44-vjeçar.
Ndërkohë, është identifikuar autori i plagosjes dhe po punohet për kajen e tij.
Informacion paraprak i Policisë:
Rreth orës 14:00, në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit, dyshohet se janë përfshirë në konflikt dy shtetas të cilët punojnë me taxi.
Si pasojë e konfliktit është dëmtuar dyshohet me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Grupi hetimorë po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.