Sherr në ‘Big Brother VIP’, Sabiani shpërthen i revoltuar

Gjatë mbrëmjes të së premtes në ‘Big Brother VIP’, nominimet u bënë për herë të parë çift, e kjo duket se ka sjellë edhe pakënaqësi te banorët. Një ndër ta është edhe Sabiani, i cili është çift me Ilirin.

Advertisements

Në fakt ai që në fillim të kësaj loje është shprehur se nuk i pëlqen aspak një gjë e tillë. Por pas përfundimit të spektaklit, ai ka treguar zemërimin me Dj PM dhe Dj Dagz, të cilët nominuan Ilirin dhe automatikisht nominohej edhe Sabiani.

Dy Dj e njohur, të cilët mbetën tek pas daljes së Granitit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, kishin një vendin të rëndësishëm pikërisht në nominimet. Fillimisht çifti më i votuar nga banorët ishte Beniada me Einxhël, por më pas këtij çifti iu bashkuan edhe Iliri e Sabiani.

Çiftin e fundit ishte pikërisht Pajtimi dhe Arbëri që e vendosi në nominim. Ata thanë se duan të nominojnë Ilirin dhe u vjen keq që me të është edhe Sabiani.

Por teksa po darkonin, Sabiani u thotë: “Faleminderit që më nxorët në nominim. Unë e di shumë mirë kush më ka nxjerrë në nominim”.

Advertisements

Biseda:

Iliri: Çke që e vret mendjen, unë dua të jem çdo javë në nominim

Sabiani: Do e v ras mendjen.

Iliri: Pastaj nuk e kanë me ty o Sabi

Sabiani: Nuk ka lidhje, ata e dinë që jemi bashkë. Gjithsesi ju bëftë mirë, ishalla të gjithë në finale. Kur i bëni me pa të drejtë do e shikoni vetë se si do dalë. Rruga është e gjatë.

Dj: Sabian nuk të kemi dominuar ty vëlla

Sabiani: Nuk ka lidhje, nuk është justifikim. Unë nuk do ta bëja një gjë të tillë

Dj: Unë e di kë kam nominuar e pse. Po se na kanë vënë në çifte, nuk kam faj unë. Kjo është më e keqja, unë dal e ti rri për shembull. Sherri im, del edhe ti. Po kjo është loja.

Sabiani: As nga ti nuk e prisja, kam frikë se edhe ti më ke nominuar (Donald).

Iliri: Po s’të kanë nominuar ty, mos e merr personale

Sabiani: E marr, marr valixhet e iki fare

Loading...