Një sherr ka ndodhur në ditën e parë të mësimit në shkollën “Kongresi i Lushnjës”.
Sipas burimeve, policia e shtetit ka ndërhyrë për të shuar një konflikt në shkollën “Kongresi i Lushnjës” midis disa prindërve dhe drejtoreshës së shkollës si shkak i ngarkesës dhe ndërrimit të orareve të mësimdhënies.
Mësohet se ka nisur si një debat çështja e orarit, më pas ka kaluar në përplasje të fortë mes palëve. Policia ka ndërhyrë duke shuar zërin dhe larguar prindërit.
Loading...