Sherr në familje, babë e bir rrihen me njëri-tjetrin në Selenicë (emrat)

Babë e bir nga Selenica janë arrestuar nga Policia e Vlorës, pas një sherri mes tyre në familje. Të arrestuarit janë, babai me inicialet N. L. 69 vjeç dhe i biri V. L. 27 vjeç nga Selenica.

Sipas policisë së Vlorës, arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti në shtëpi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Loading...