Ashtu siç edhe nisi në mëngjes, seanca plenare ka vijuar përgjatë gjithë ditës me sherre dhe debate të forta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.
Deputeti Erion Braçe është përplasur në Kuvend me deputetin Edmond Spaho. Braçe nuk i ka kursyer ironitë, ndërsa thekson nuk kanë për të gjetur asnjë qindarkë të vjedhur nga ai.
Spaho e ka quajtur qelbësirë, ndërsa i revoltuar afrohet afër Braçes, por në atë moment ndërhyjnë për ta larguar
Pjesë nga debati:
Braçe: Mondi ti yt atë, jot ëmë dhe gjithë çfarë keni këtu bëhuni bashkë dhe merrni një gërshërë… dhe nuk keni për të gjetur kurrë një qindarkë në xhepin tim.
Në zonën time janë bërë 3 sera dhe të 3 janë në prodhim dhe ka njerëz brenda që punonjës dhe që paguhet
Spaho: Morë qelbësirë, more rrugaç….