Sherr në lokal, vritet shqiptari 29 vjecar (emri)

Një përl.eshje e ashpër masive në shisha barin “Weelax” në Regau (rrethina Vöcklabruck) i kushtoi jeten shqiptarit Besar N. 29 vjecar nga Maqedonia.

Informacionet e para tregojnë se një pl.agë me thi.kë mund të ketë çuar në vde.kjen e shqiptarit 29-vjeçar.

Duke cituar nje te aferm, mediat austriake mësojnë se vik.tima la pas gruan dhe dy fëmijë të vegjël, përcjell Albinfo.ch. Një vajzë tetëvjeçare dhe një djalosh katërvjeçar tani po vuajnë mungesën e babait të tyre.

Policia ende po përpiqet të sqaroje shkaqet e kësaj vra.sje misterioze, që dyshohet se ka ndodhur pas grindjeve familjare. Sipas thashethemeve të ndryshme, në mesin e sul.muesve dyshohet se kanë qenë dy shqiptarë.

Një thi.kë është gjetur nën një veturë jashtë lokalit, përcjell Albinfo.ch. Por, dyshohet se ajo nuk është ar.ma me të cilën është kryer kri.mi. Sipas prokurorit Christian Hubmer, në lojë mund të ketë qenë disa thi.ka. Të dielën, dy prej pjesëmarrësve janë parabu.rgosur.

Sikurse ka pohuar Walid H., pronar i lokalit në fjalë, ai kurrë nuk i kishte parë më parë në restorantin e tij pjesëmarrësit e zënkës. Dhe me të vërtetë: Sipas një mikut të tij, vik.tima Besar N. thuhet të ketë qenë për herë të parë në këtë restorant.

Prindërit e vik.timës ende jetojnë në Maqedoni. Vik.tima 29-vjeçare, qe bashke me vëllain e tij menaxhonte një kompani në Attnang-Puchheim u varr.os atje. Megjithatë, hetimet policore po vazhdojnë me intensitet të plotë.

(shqiperiaime)

Loading...